Mehmedi: Sistemi aktual zgjedhorë diskriminon diasporën prandaj duhet ndryshuar patjetër

 Mehmedi: Sistemi aktual zgjedhorë diskriminon diasporën prandaj duhet ndryshuar patjetër

Në debatin në “Rruga Drejt” me Arta Tahirin ku u debatua për kodin zgjedhorë në panel me përfaqsues nga BDI -Tahir Hani,nga Aleanca për Shqiptarët Remzi Mehmedi dhe Lëvizja Besa Arijanit Hoxha.

Remzi Mehmedi nga Aleanca për Shqiptarët duke folur për temën në fjalë tha: Diaspora e RMV nuk është një term abstrakt sepse diaspora në përgjithësi janë gati gjysma e qutetarve të RMV dhe më shumë se gjysma e qytetarve shqiptarë shtetas të RMV.
Për pos kësaj diaspora paraqet fuqi të pakontestueshme të dijes, të kapitalit dhe fuqisë punëtore. Ne nuk duhet t’i trajtojmë si kategori e veçantë por duhet të ju mundësojmë të votojnë në më mënyrë të drejtpërdrejtë për listat zgjedhore dhe jo si deri më tani ku në të gjithë ciklet modelet që janë provuar janë tërësisht të dështuara sepse kostoja e votimeve në diasporë nuk përkon me mandatet e deputetve që nxirren dhe pēr më teper edhe fizikisht është e pamundur që diaspora pēr aq sa është të reflektojë në mandate. Prandaj ne duhet pashmangshërisht të ofrojmë model tjetër e më i afërt është ai i Kosoves, shtoi Mehmedi ne debatin e sontëm në Rruga Drejt.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com