Mërgimtari nga Maqedonia humb jetën në Itali, derisa po shkonte në punë

 Mërgimtari nga Maqedonia humb jetën në Itali, derisa po shkonte në punë

Një shtetas i Maqedonisë me punë të përkohshme në Itali ka humbur jetën derisa po udhëtonte për në punën e tij.

Sipas mediave italiane, ngjarja ka hdodhur në rrugën Kostilole në provincën Asti, kur burrit 48 vjeçar i është përkeqësuar gjendja derisa po drejtonte makinën.

Ai ka humbur drejtimin dhe është përplasur me murin e një shtëpie. Policia tha se nuk bëhet fjalë për shpejtësi të madhe, pasi që makina e tipit “Fiat Stilo” nuk ka frenuar dhe se për këtë nuk janë zbuluar gjurmë.

Trupi i tij i pajetë është gjetur jashtë makinës dhe se supozohet se ai ka dalur nga makina dhe më pas ka ndërruar jetë, mirëpo policia italiane po vijon hetimet. Deri tani nuk është zbardhur identiteti i tij. (INA)

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com