Merkel: Jam në kontakt me Borisovin, pres zgjidhje të shpejtë! – AlbMania          

Merkel: Jam në kontakt me Borisovin, pres zgjidhje të shpejtë!

 Merkel: Jam në kontakt me Borisovin, pres zgjidhje të shpejtë!

Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se pret që këtyre ditëve të zgjidhet çështja me negociatat qasëse e Maqedonisë së Veriut me BE-në. Duke u përgjigjur në pyetje të kryetarit të Komisionit për çështje evropiane në Bundestag, Ginter Krihbau, i cili foli për keqpërdorimet nga ana e vendeve anëtare ndaj vendeve kandidate që të promovojnë çështje bilaterale, u përgjigj se është në kontakt me kryeministrin bullgar Bojko Borisov dhe shpreson që kjo çështje do të zgjidhet së shpejti.

Ndryshe, ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së, dje pasdite miratuan konkluzat e Unionit Evropian të vendeve candidate. Kaloi edhe pika tetë nga projekt-teksti ku qëndron fjalia “interpretim i gabuar i historisë” për të cilën insistonte Bullgaria. Një pjesë e analistëve këtë e interpretojnë si prolongim të eurointegrimeve të Maqedonisë.

Kryesimi gjerman i ktheu konkulzat për zgjerimin e BE-së. Korniza negociuese ende nuk është nën veto por ka paralajmërime që sot ose nesër në Bruksel mund të ketë ndonjë lloj avancimi edhe pse gjasat janë minimale.

Në ndërohë, Bullgaria e bllokoi edhe nënshkrimin e marrëveshjes së Maqedonisë për Frontex, bashkëpunim ndërpolicor me BE-në për kontrollim të kufijve nga emigrantët./Lajm/