Merkeli për pandeminë: Na presin muaj të vështirë – AlbMania          

Merkeli për pandeminë: Na presin muaj të vështirë

 Merkeli për pandeminë: Na presin muaj të vështirë

German Chancellor Angela Merkel briefs the media about German government’s measures to avoid further spread of the coronavirus, on April 6, 2020 at the chancellery in Berlin. – The coronavirus pandemic is the biggest test that the European Union has faced in its history, Chancellor Angela Merkel said on April 6, 2020, stressing that Germany is “ready to contribute” to boosting the bloc. (Photo by Markus Schreiber / POOL / AFP)

Gjermania do të përballet me disa muaj të vështirë për shkak të koronavirusit, paralajmëroi kancelarja gjermane Angela Merkel, raporton Reuters.

“Gjermania deri më tani ka kaluar pandeminë relativisht mirë falë sjelljes jashtëzakonisht të përgjegjshme të qytetarëve në muajt e fundit, por ne shohim tani që po vjen vjeshta, një fazë e vështirë është përpara”, i tha Merkeli parlamentit gjerman.

Gjermania raportoi 1.798 raste të reja me koronavirus të mërkurën, treguan të dhënat e institutit për sëmundjet infektive, “Robert Koch”.

Të martën Merkeli diskutoi me udhëheqësit e 16 landeve për të fuqizuar masat kundër pandemisë.

Kufizimet synojnë të shmangin “me çdo kusht” një izolim mbarëkombëtar, tha Merkeli, duke shtuar se mbajtja e ekonomisë është një përparësi.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Gjermani ka arritur në mbi 280 mijë ndërsa mbi 9 mijë persona kanë vdekur.

Ndër masat që parashohin autoritetet gjermane është kufizimi i numrit të personave në tubimet private dhe publike. /REL/