Messi thotë se ka realizuar ëndrrën me thyerjen e rekordit të legjendës Pele – AlbMania    
     

Messi thotë se ka realizuar ëndrrën me thyerjen e rekordit të legjendës Pele

 Messi thotë se ka realizuar ëndrrën me thyerjen e rekordit të legjendës Pele

Ylli i Argjentinës, Lionel Messi, u bë golashënuesi më i mirë ndërkombëtar në historinë e Amerikës së Jugut, të enjten, duke tejkaluar legjendën e Brazilit, Pele.

34-vjeçari shënoi të gjitha golat në fitoren 3:0 të Argjentinës kundër Bolivisë në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Botëror “Katari 2022”. Tani Messi ka 79 gola të shënuara për Argjentinën. Messi shënoi golat e tij në 153 paraqitje për Argjentinën, ndërsa Pele realizoi 77 gola në 92 ndeshje zyrtare për Përfaqësuesen e Brazilin. Të dy golat në stadiumin “Monumental” në Buenos Aires, para rreth 20.000 tifozëve, ishin vepra arti nga gjashtë herë fituesi i “Topit të Artë”. Goli i parë erdhi në minutën e 14-të me Messin që futi topin mes këmbëve të një mbrojtësi bolivian dhe gjuajti nga jashtë zonës për ta mposhtur portierin Carlos Lampe.

Goli i tij i Messit erdhi në minutën e 64-t pasi ai dhe sulmuesi Lautaro Martinez mahnitën mbrojtjen boliviane me një shkëmbim të shpejtë të katër pasimeve. Messi kishte ende kohë për të dribluar një mbrojtës para se të shënonte për të dyfishuar epërsinë e Argjentinës. Messi e kompletoi “hat-trickun” e tij në minutën e 88-të për t’ia siguruar fitoren Argjentinës. Aktualisht, Argjentina zë vendin e dytë në tabelë me 18 pikë, gjashtë më pak se Brazili që është lider pas tetë ndeshjeve të zhvilluara në këto kualifikime. Messi nuk foli për rekordin pas ndeshjes, por festoi duke ngritur trofeun e turneut “Copa America” para tifozëve vendas, të cilët u lejuan të merrnin pjesë pas një pauze prej 20 muajve të shkaktuar nga pandemia COVID-19. Messi ishte më i merituari që Argjentina triumfoi në Copa America në muajin korrik.

“Kam pritur shumë kohë për këtë, kam kërkuar këtë, kam ëndërruar për këtë. Është një moment i vetëm për shkak të mënyrës se si ndodhi, pas pritjes kaq të madhe. Nuk kishte mënyrë më të mirë për të festuar sesa të qenit këtu”, tha Messi. “Mamaja ime, vëllezërit e mi janë këtu në tribuna. Ata vuajtën shumë dhe tani janë këtu duke festuar. Jam shumë i lumtur”.

Messi kishte një marrëdhënie të trazuar me përfaqësuesen e Argjentinës pas një serie të humbjeve të dhimbshme në kampionatet botërore dhe kupat e Amerikës, derisa e udhëhoqi ekipin drejt titullit kontinental duke e mposhtur Brazilin para dy muajve. Ishte titulli i tij i parë i madh me Argjentinën, një ekip që ishte në pritje të një trofeu për 28 vjet. Fituesi i tri kampionateve botërore, braziliani Pele, është aktualisht në spital për shkak të një operacioni për një tumor në zorrën e trashë. E për rekordin e thyer të Messit ka reaguar edhe skuadra e Barcelonës që e ka përgëzuar ish-yllin e saj për këtë arritje nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale. Messi javë më parë u largua nga Barcelona si lojtar i lirë për t’u transferuar te Paris Saint-Germaini, ekip me të cilin ka firmosur kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. Messi ka vetëm një paraqitje me fanellën e ekipit francez.