Mickoski paralajmëron protesta: Kuvendin nuk e lëshojmë – AlbMania      

Mickoski paralajmëron protesta: Kuvendin nuk e lëshojmë

 Mickoski paralajmëron protesta: Kuvendin nuk e lëshojmë

Kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski sot deklaroi se Komiteti Ekzekutiv i partisë sot do të merr vendime për aktivitete të reja në lidhje me bllokadën në Kuvend. Ai tha se partia e tij “nuk do ta lëshojë Kuvendin”.

“Prisni, sonte kemi mbledhje të Komitetit Ekzekutiv, ne kemi atmosferë demokratike në vendimmarrje. Duhet të hapim debat të mund të dëgjojmë edhe anëtarët tjerë të KE dhe shumë shpejt do të dalim me dinamikën e aktiviteteve, gjithçka është në tavolinë përveç lëshimit të Kuvendit, këtë kënaqësi nuk do ta ketë ky pushtet, që të mund të kalojnë nga ligji për marihuanën e tutje”, deklaroi mes tjerash Mickoski.

I pyetur nëse masat e reja përfshijnë protestat, Mickoski u përgjigj shkurt duke thënë “Po”.