Microsoft detyron përdoruesit të përditësojnë Windows 10-ën – AlbMania          

Microsoft detyron përdoruesit të përditësojnë Windows 10-ën

 Microsoft detyron përdoruesit të përditësojnë Windows 10-ën

Nëse nuk e mbani mend kur keni përditësuar Windows, atëherë keni për ta bërë me pahir. Microsoft po detyron përdoruesit të cilët janë në versionin Windows 10 1903 të përditësojnë në versione të fundit të sistemit operativ.

Konkretisht Microsoft do ti japë fund mbështetjes për versionin 1903 të Windows 10-ës më 8 Dhjetor 2020. Pas kësaj date Microsoft nuk ofron më përditësime për 1903 e as mbështetje.

Përkundrazi Microsoft do të shtyjë përdoruesit të përditësojnë sistemin operativ.

Madje kompania do ti shtyjë përdoruesit duke mos u lënë mundësi zgjidhjeje. Microsoft shpreson që ti dërgojë përdoruesit në versionin 1909 të cilit mbështetja në muajin Maj të vitit të ardhshëm.

Masat e Microsoft mund të duken drakoniane por kompania dëshiron që përdoruesit e saj të qëndrojnë të sigurtë. Por nga ana tjetër përdoruesit mund të thonë se interesi i Microsoft mund të mos jetë gjëja më e mirë për ta.