Miftaraj: VV dhe LDK ta tejkalojnë vetveten, ta formojnë qeverinë

 Miftaraj: VV dhe LDK ta tejkalojnë vetveten, ta formojnë qeverinë

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka thënë se VV dhe LDK duhet ta tejkalojnë vetveten dhe ta gjejnë rrugën për formimin e qeverisë, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se Presidenti dhe Gjykata Kushtetuese nuk munden këtë proces ta kthejnë në çështje juridike, duke caktuar potencialisht rrejshëm afate ligjore që nuk janë paraparë në Kushtetutë.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

VV dhe LDK te tejkalojne vet veten, te gjejne rrugen drejt kompromisit dhe formimit te qeverise!

Presidenti dhe Gjykata Kushtetuese ne kete faze nuk kane tagrin që nje proces politik ta kthejne ne nje çështje juridike, te caktojne potencialisht rrejshem afate ligjore qe nuk jane parapare ne Kushtetute, ligj dhe praktike parlamentare apo kushtetuese.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com