Mijallkov sot sërish në gjyq, vazhdon seanca për “Target-Fortesa” – AlbMania          

Mijallkov sot sërish në gjyq, vazhdon seanca për “Target-Fortesa”

 Mijallkov sot sërish në gjyq, vazhdon seanca për “Target-Fortesa”

Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për aferën me përgjimin, të njohur si “Target-Fortesa.

Në seancën e sotme, siç është paralajmëruar, duhet të merren në pyetje rreth 20 dëshmitarë, mes të cilave Meri Jordanovska Çançareviq, Igor Ivanovski, Goce Tërpovski, Zore Temellkovski, Vlladimir Pivovarov dhe të tjerë.

Në seancën paraprake dëshmi dhanë disa dëshmitarë, mes të cilëve edhe politikanë dhe gazetarë të cilët folën për atë si dhe kur kanë kuptuar se kanë qenë cak i përgjimit.

Të akuzuar në këtë lëndë për përgjim të paligjshëm janë ish drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov, ish ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska dhe persona tjerë të DSK-së, të cilët akuzohen për përgjim të paligjshëm të mbi katër mijë numra telefoni në periudhën prej vitit 2008-2015.

Rastin e udhëheq gjykatësja Xheneta Begtoviq, ndërsa përfaqësuesit e akuzës janë Artan Ajro, Lençe Ristovska dhe Trajçe Pelivanov.

Gjykimi për lëndën “Target-Fortesa” ka filluar më 22 dhjetor të vitit 2017 dhe ndodhet në fazën e procedurës dëshmuese.