Mike Tyson i kundërpërgjigjet Wilderit, pasi ky i fundit insistoi se do ta nokautonte ish kampionin – AlbMania          

Mike Tyson i kundërpërgjigjet Wilderit, pasi ky i fundit insistoi se do ta nokautonte ish kampionin

 Mike Tyson i kundërpërgjigjet Wilderit, pasi ky i fundit insistoi se do ta nokautonte ish kampionin

Legjenda e boksit, Mike Tyson, ka dhënë disa komente lidhur me Deontay Wilder.

Wilder, i cili aktualisht mban rripin e kampionit të WBC, kohë më parë kishte thënë se do ta nokautonte pa problem Mike Tsyonin.

Këtyre deklaratave të Wilder u është përgjigjur ish kampioni, duke befasuar paksa me fjalët që zgjodhi.

“Nuk e di nëse do ta mposhtja. Por, më pëlqen fakti që ai ka thënë ashtu, sepse ajo është mënyra që edhe unë do të mendoja” ka thënë Tyson.

“Ai supozohet të mendojë në atë mënyrë, ai është kampion botëror i peshave të rënda dhe kjo është diçka speciale” ka shtuar Mike.

Përderisa Tyson ka komentuar fjalët e Wilder, ky i fundit po përgatitet për revanshin e madh kundër Tyson Fury, të cilin e zhvillon më 22 shkurt.