Milloshoski do të dorëzojë ‘bombën’ në Prokurori te Ruskovska – AlbMania          

Milloshoski do të dorëzojë ‘bombën’ në Prokurori te Ruskovska

 Milloshoski do të dorëzojë ‘bombën’ në Prokurori te Ruskovska

Deputeti Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE nesër do të shkojë te Prokurorja Vilma Ruskovska për t’ia treguar audio-incizimin që e lëshoi në foltoren e Kuvendit. Në këtë audio-incizim, sipas Milloshoskit, edhe kryeministri Zaev shpreh dyshime për financimin e Lidhjes ndërkombëtare.

“Nesër në orën 9, me nismë timen, në Prokurorinë Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit do të kem takim me Vilma Rushkovskën”, shkruan Milloshoski në rrjetin social ‘Facebook.

Sipas tij, qëllimi i këtij takimit me prokuroren është dhënia e audio-incizimit dhe se do të dorëzohet edhe transkripti ku ka dyshime se Zaev e ka ditur për financimin ilegal të Lidhjes Ndërkombëtare dhe se ai personalisht ka ndihmuar financimin e televizionit ‘1TV’.

“Shpresoj se ky material do të përdoret që Prokuroria të parashtrojë aktakuzë”, shkruan Milloshoski.