Ministri Ademi “në siklet” gazetari e pyet: Pse nuk po ja merrni kompetencat kryetarit të Gazi Babës siç vepruat me Gostivarin?!

 Ministri Ademi “në siklet” gazetari e pyet: Pse nuk po ja merrni kompetencat kryetarit të Gazi Babës siç vepruat me Gostivarin?!

Mbrëmë gjatë emisionit debativ të Tv21 Click Plus ODA, e cila u relaizua me banorët dhe prindërit e fëmijëve të cilët 23 ditë po kërkojnë zgjidhje që tu hapet paralele shqipe në shkollën e fshatit Idrizovë “Njegosh” të komunës së Gazi Babës.

Para disa ditëve kryetari i komunës së Gazi Babës Boris Georgievski tha se se kërkesën e ka dërguar në shkollën Njegosh, por nga atje përgjigjeja ka qenë se nuk janë kompetent për hapjen e paraleleve dhe për këtë gjë është kompetente Ministria e Arsimit.

Ministri i Arsimit Arbër Ademi thotë se fjalët e kryetarit të komunës janë të pavërteta dhe se kryetari i komunës dhe drejtori nuk po e kryejnë detyrën e tyre ashtu siç u bisedua para dy javëve në mbledhjen e përbashkët.

Në pyetjen e gazetarit Fatmir Aliut drejtuar Ministrit të Arsimit Arbër Ademi pse nuk po ja merrni kompetencat Kryetarit të Gazi Babës siç vepruat me Gostivarin?!
Ndiqeni përgjigjen e Ministrit Ademi në videon më poshtë:

Para dy javëve prindërit e fëmijëve shqiptarë protestuan dhe bojkotuan mësimin meqenëse kërkojnë gjuhë shqipe për fëmijët e tyre. Ndërsa pas protestës së prindërve shqiptarë, kanë protestuar edhe prindërit maqedonas ku kërkojnë që mos të hapet paralele shqipe në shkollën Njegosh.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com