Ministri Ademi nuk ka “takat” të hapë një paralele shqipe e lëre më të rritë rrogat e arsimtarëve

 Ministri Ademi nuk ka “takat” të hapë një paralele shqipe e lëre më të rritë rrogat e arsimtarëve

Po ndihen të injoruar dhe po kërkojnë ndihmë prej të huajve.

Shkuan në ambasadën Amerikane në Shkup, për t’i qa hallet se fëmijët u kanë mbetur në shtëpi, dhe nuk po mund të shkojnë në shkollë.

“Sot kemi ardhur me i dorëzuar disa ankesa që i kemi ndaj drejtorit dhe atyre që nuk po lejojnë paralelet me u hapën. Kemi dorëzuar një ankesë deri tek ambasada e shteteve të bashkuara të Amerikës deri tek Bashkimi Evropian deri tek UNICEF deri tek OSEBE dhe avokati i popullit”, tha një prind.

Banorët dhe prindërit e fëmijëve të cilët 23 ditë po kërkojnë zgjidhje që tu hapet paralele shqipe në shkollën e fshatit Idrizovë të komunë së Gazi Babës, ua sqaruan të huajve përpjekjet e tyre për ta zgjidhur këtë problem të vjetër.

Në ankesën që dorëzuar tek të huajt shkruan, kërkojmë mjete teknike për të vazhduar mësimin në gjuhën shqipe nga klasa e 6 deri të 9.

Kërkojnë që ta mbajnë premtimin e dhënë para 2 javëve kryetari komunës dhe drejtori që të hapet paralele shqipe.

“Në të kundërtën nëse nuk kemi përgjigje pozitive nga Ju si drejtor i kësaj shkolle, ne do të jemi të obliguar të ndërmarrim masa edhe më radikale që ta realizojmë qëllimin tonë siç është bojkot i plotë i mësimit nga fëmijët tanë prej klasës së parë deri në klasën e pestë që mësojnë në gjuhën shqipe dhe bllokim i hyrjes së shkollës me vetura dhe traktora”, thuhet në kërkesën e prindërve.

Para dy javëve prindërit e fëmijëve shqiptarë protestuan dhe bojkotuan mësimin meqenëse kërkojnë gjuhë shqipe për fëmijët e tyre. Ndërsa pas protestës së prindërve shqiptarë, kanë protestuar edhe prindërit maqedonas ku kërkojnë që mos të hapet paralele shqipe në shkollën Njegosh.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com