Ministrja e Kulturës po mban peng buxhetet e projekteve të realizuara nga shoqatat shqiptare – AlbMania          

Ministrja e Kulturës po mban peng buxhetet e projekteve të realizuara nga shoqatat shqiptare

 Ministrja e Kulturës po mban peng buxhetet e projekteve të realizuara nga shoqatat shqiptare

Nga Bekim Adili

Pasi shpërfilli partnerët e koalicionit qeveritar,zv.Ministrin nga Lëvizja Besa dhe Sekretarin shtetëror nga radhët e BDI-së në emrimin e anëtarëve të komisionit dhe vendosjen e kritereve për Programin e vitit të ardhshëm,zonja Stefoska që kur ka ardhur në krye të dikasterit të Ministrisë së Kulturës po mban peng edhe projektet e realizuara nga shoqatat apo individ në bazë të programit të vitit 2020.

-Duke hedh hije dyshimi në realizimin e kontratave me “ankesa”,punonjës nga ky dikaster thonë,se ajo mban peng buxhetet e shoqatave dhe individëve shqiptar ndërkohë që kjo nuk ndodh edhe me subjektet maqedonase.

Për të parë nëse është e vërtet kjo lloj dukurie diskriminuese që ndodh nga Ministria e Kulturës,përmes kontakteve me aktivistë dhe shoqata shqiptare nga qytete të ndryshëme,konstatuam se ky fenomen absurd qëndron.Situatë e cila ka ngjall indinjatë mes shumë organizatave nga mos realizimi marrëveshjes,të cilat gjatë javës që vjen rreth 15 prej tyre pritet të dorëzojnë ankesa në formë peticioni për shkeljen e kontratave nga Ministria e Kulturës,e cila shumë asosacioneve nuk ju ka lëshuar mjetet e planifikuara ndërkohë që shumë shoqata tanimë kanë përmbyll aktivitetet me shpenzimet e tyre.

Bazuar në dy fenomenet e lartë përmenduar,përfaqësues të institucioneve tona kulturore, shoqatave dhe individë që merren me art e kulturë shprehin hapur shqetsimin,se nëse vazhdon të zotëroj një frymë antishqiptare që ka tendënc të instalojë Ministrja e Kulturës zonja Stefoska,në Programin për vitin 2021,me gjasë reale projektet shqiptare do të anashkalohen dhe reduktohen në masë të madhe.

Në këto rrethana,shpresa ngelet te përfaqësuesët e subjekteve shqiptare që janë palë e koalicionit qeveritar dhe të cilët nga pozicioni i përfaqësuesëve të artit dhe kulturës shqiptare,minimalisht duhet të mbrojnë principet e vendosura në katër vitet e kaluara,ku 30 përqind e buxhetit për kulturë ndahej për institucionet,shoqatat dhe individët e artit e kulturës shqiptare.