Misteri i shtëpisë “më të izoluar në botë” – AlbMania          

Misteri i shtëpisë “më të izoluar në botë”

 Misteri i shtëpisë “më të izoluar në botë”

Disa zëra thonë se shtëpia në Elliery është ndërtuar nga një miliarder, i cili ka në plan të zhvendoset aty në rast se na pushtojnë zombit.

Të tjerë thonë se aty jeton i izoluar një njeri fetar.

Një teori tjetër shpjegon se shtëpia është vendosur me “photoshop” në fotot e publikuara, pasi në këtë ishull nuk jeton askush që prej 300 vitesh.

Por, siç transmeton Shqip, e vërteta e kësaj shtëpie është shumë më pak interesante sesa teoritë mbi të. Shtëpia është ndërtuar si bazë gjuetie ndaj zogjve që hanë peshqit e ishullit. Aty qëndrojnë gjahtarët për disa orë, përpara se të kthehen në banesat e tyre.