Mizrahi: Do paguaj 5000 euro por nuk e vendosi tabelën Republika e Maqedonisë së Veriut

 Mizrahi: Do paguaj 5000 euro por nuk e vendosi tabelën Republika e Maqedonisë së Veriut

Ministrja teknike e punës dhe politikës sociale Rashell Mizrahi sot ka mbajtur konferencë për shtyp “Krimet e Milla Carovskës”. E pyetur për tabelën me mbishkrimin Republika e Maqedonisë, ajo tha se nuk e ka ndërmend që ta ndryshoj tabelën, ndërsa u shpreh e gatshme madje të paguaj edhe dënim.

“Do të paguaj dënim prej 5000 euro, por tabelën me Republika e Maqedonisë nuk e ndryshojë. Nuk e kam ndërmend të vendos baner me Republika e Maqedonisë së Veriut”, ka thënë Mizrahi, transmeton SHENJA.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com