Modelja ruse, Ariana Lirey bën tatuazh fytyrën e Don Xhonit (Foto)

 Modelja ruse, Ariana Lirey bën tatuazh fytyrën e Don Xhonit (Foto)

Modelja ruse, Ariana Lirey, tashmë e ka dëshmuar simpatinë e madhe që ka ndaj reperit kosovar, Don Xhonit.

Ajo së fundmi këtë e ka shprehur edhe në një formë tjetër duke bërë një tatuazh për artistin me prejardhje shqiptare.

Lirey, e cila ndiqet nga mbi 200 mijë njerëz në Instagram, ka prezantuar së fundmi tatuazhin e bërë për Xhonatan Isufin (emri i vërtetë).

“Në vend të mijëra fjalëve boshe”, ka shkruar Lirey bashkangjitur imazhit.

Ajo po ashtu e ka treguar se është fanse e madhe e Don Xhonit, pasi ka publikuar shpesh në rrjete sociale video të ndryshme duke kërcyer me këngët e tij.

Reperi në anën tjetër po vazhdon të marrë vëmendje të madhe e të jetë njëri ndër më të pëlqyerit në treg.

Ai që nga debutimi në skenë ka sjell një sërë projektesh të suksesshme që u mirëpritën edhe nga publiku shqiptar.