Mojsova kërkon falje: Gabova që nuk thash se vdekja e Tot është e dyshimtë – AlbMania      

Mojsova kërkon falje: Gabova që nuk thash se vdekja e Tot është e dyshimtë

 Mojsova kërkon falje: Gabova që nuk thash se vdekja e Tot është e dyshimtë

Drejtoresha e klinikës KARIL, Dr. Maja Mojsova, ku humbi jetën hendbollisti kroat Denis Tot si pasojë e lëndimeve të marra në sulmin brutal, tha se deklarata e saj fillestare për vdekjen e Tothit ishte keqinterpretuar.

– Kam gabuar që nuk u thashë menjëherë gazetarëve se vdekja është shumë e dyshimtë. Të gjithë e dinim menjëherë, por në të vërtetë nuk kishte asnjë shenjë dhune apo ndonjë përleshje fizike në trupin e Dennis Toth. Megjithatë, dukej qartë se ai ishte një sportist i shëndetshëm dhe se historia nuk ishte aq e thjeshtë. Po ashtu, gjetjet toksikologjike kanë treguar se Toth nuk ka konsumuar substanca të paligjshme, tha Mojsova.

– Ekipi ynë mjekësor e ka ringjallur menjëherë, pas 15 minutash e kemi rikthyer në jetë dhe gjetja ka treguar rritje të enzimave të zemrës dhe ënjtje të trurit. Kjo është arsyeja pse ne i thamë opinionit se ai vdiq nga dështimi i zemrës. Sepse gjetja zyrtare e tregonte këtë. Vetëm një autopsi mjeko-ligjore do të tregojë se si rrahja çoi në vdekjen e tij, shtoi drejtoresha.

Në intervistë, Mojsova i ka kërkuar falje opinionit për interpretimin e ngathët të deklaratës fillestare nga spitali dhe ka theksuar se nuk ka asgjë të fshehur.