“Monstra”, familjarët e viktimave kërkojnë takim me Deskoskën

 “Monstra”, familjarët e viktimave kërkojnë takim me Deskoskën

Në seancën gjyqësore për rastin “Monstra”, avokatja e prindërve të viktimave, Dafiinka Ivanovska, në emër të prindërve kërkon takim me ministren e Drejtësisë RenataDeskoska në lidhje me ekstradimin e dy të dyshuarve të parë për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës, rapoeton TV21.

Ivanovska tha se takimi duhet të zhvillohet sa më shpejtë të jetë e mundur edhe atë deri në seancën e ardhshme për “Monstrën”.

Një kërkesë të tillë kishte edhe prokurorja Fatime Fetai e cila tha se për vite nuk ka asgjë konkrete në lifhje me ekstradimin e tyre.

Fetai kërkon përgjigje konkrete nga ministrja e Drejtësisë dhe jo vetëm përgjigje se procedura është në vazhdim.
Në seancën e sotme dëgjohen bisedat telefonike dhe transkriptat e sms-porosive të përzgjedhura nga Prokuroria Publike.

Ndërkaq nga Ministria e Drejtësisë mënjëher i përgjigjet kërkesës duke theksuar se ministrja Deskoska do të takohet me familjarët e viktimave dhe do t’i njoftojë detajisht rreth ekstradimit të personave. Ministria e Drejtësisë ndjen për obligim për të informuar opinionin rreth ekstradimit e dy të dyshuarëve në rastin “Monstra”. Ministria e Drejtësisë bënë përpjekje që të dyshuarit t’i sjellë para drejtësisë. Nga Ministria e Drejtësisë thonë se gjatë këtij viti tre herë kanë dërguar kërkesë për ekstradim, kërkesa e fundit drejtë autoriteteve të Kosovës është dërguar më 3 korrik të këtij viti.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com