Mot i ndryshueshëm me shi të kohëpaskohshëm dhe erë

 Mot i ndryshueshëm me shi të kohëpaskohshëm dhe erë

Moti në Republikën e Maqedonisë së Veriut sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, gjatë ditës në pjesët perëndimore me shi të kohëpaskohshëm. Në orët e mbrëmjes dhe të natës reshjet do të përhapen edhe në pjesët tjera dhe do të intensifikohen. Do të fryjë erë mesatare, në pjesët perëndimore kohë pas kohe erë e përforcuar nga drejtimi jugperëndimor.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej pesë deri në 11 gradë, ndërsa ajo e ditës prej tetë deri në 19 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë i vranët, pasdite me reshje të shiut. Do të fryjë erë nga drejtimi jugperëndimor. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në tetë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 14 gradë Celsius.

Të shtunën do të ketë reshje të shiut me intensitet të ndryshueshëm, më të theksuar në pjesët perëndimore dhe veriore. Të premten do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi jugperëndimor, të shtunën do ta ndryshojë drejtimin në veriperëndimor dhe do të shkaktojë ulje të temperaturave.