Moti sot në Maqedoninë e Veriut

 Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe jostabil. Në disa vende do të ketë reshje të shiut, të cilat do të shoqërohen me erë dhe vetëtima.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 9 deri 16 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 16 deri 25 gradë celcius.

Gjatë ditëve të ardhshme, moti pritet të jetë i ndryshueshëm dhe me reshje lokale të shiut.