Mourinho i rrëmben mbrojtësin Juventusit!

 Mourinho i rrëmben mbrojtësin Juventusit!

Tottenham pritet të jetë një ndër ekipet më aktiv në merkaton e janarit, pasi trajneri Jose Mourinho ka disa kërkesa. Një prej të preferuarve të portugezit është mbrojtësi i Benficas, Ruben Dias.

Ky i fundit rinovoi me klubin e tij dhe tashmë ka një klauzolë 100 milionë euro, që është një çmim mjaft i lartë. Gjendur në këtë situatë, Mourinho duket se i ka hedhur sytë diku tjetër dhe së fundmi mediat në Angli raportojnë se Tottenham është futur në garë për Merih Demiral.

Mbrojtësi i Juventusit nuk po gjen hapësira në Torino dhe kërkohet nga disa ekipe. Milani është një prej tyre, por Tottenham shihet më i avantazhuar tashmë, pasi mund të bëjë një ofertë tunduese drejt bardhezinjve. Gjithashtu, rol pritet të luajë dhe “Special One”, i cili mund t’i garantojë një vend në formacion turkut, me këtë të fundit që me Kombëtaren e tij ka shkëlqyer.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com