Mourinho shpjegoi se çka e bën të veçantë Ibrën – AlbMania          

Mourinho shpjegoi se çka e bën të veçantë Ibrën

 Mourinho shpjegoi se çka e bën të veçantë Ibrën

Jose Mourinho, tani trajner i Tottenham, në të kaluarën derisa drejtonte Interin, kishte mundësinë të punonte me Zlatan Ibrahimovic, i cili sot vesh fanellën e Milanit.

Në një intervistë dhënë së fundi, Mourinho ka folur për Ibrahimovic, duke treguar se çfarë e bën atë të veçantë.

“Futbolli është një sport që kërkon një gjendje fizike të veçantë dhe të jashtëzakonshme. Një burrë, 40 vjeçar, nuk e ka të njëjtin kapacitet si një burrë 20 ose 30 vjeçar, përveç nëse ai është Zlatan Ibrahimoviç”, ka deklaruar Mourinho.

“Për stërvitje ju duhet të dini të mendoni në mënyrën e duhur. Dituria dhe përvoja vetëm mund të ju ndihmojnë të zhvilloheni”.

Edhe pse 39 vjeç, Ibrahimovic ende po luan në një nivel të lartë. Në nëntë ndeshje këtë sezon për Milanin, ai shënoi nëntë gola, dhe i mban ata në vendin e parë në Serie A, pas shtatë xhirove të luajtura.