Mozzik mohon ribashkimin me Loredanen, ja çfarë bën ajo (Foto) – AlbMania          

Mozzik mohon ribashkimin me Loredanen, ja çfarë bën ajo (Foto)

 Mozzik mohon ribashkimin me Loredanen, ja çfarë bën ajo (Foto)

Pak ditë më parë, reperi i njohur Mozzik deklaroi se ai dhe Loredana nuk janë ribashkuar. Mozzik tha se takohen shpesh, ama për hir të vajzës.
“Unë me të takohem ndoshta një herë në javë, sepse ashtu kemi jetën, nuk kemi si të mos takohemi se kemi një fëmijë në mes. Kemi qenë në një qendër tregtare për t’i blerë diçka vajzës. Nëse do ishte diçka sekret, nuk do ishim në një qendër tregtare. Ajo është nëna e vajzës sime, kështu që nuk është diçka wow. Nuk ka diçka që duhet fshehur. Nëse do kishte pasur diçka unë nuk do kisha pasur turp të thosha jemi bashkuar, sepse nuk mbahet sekret”, tha ai për Prive.

Së fundmi, Loredana ka publikuar në rrjete sociale pjesën e katërt të dokumentarit. Ajo dhe reperi shihen shumë të afërt me njëri-tjetrin dhe fansat kanë nisur të dyshojnë në fjalët e tij. Për më tepër, Loredana ka publikuar në Instastory një foto krah Mozzikut, të cilën e ka shoqëruar me një emoji të zemëruar.