MPJ: Nga aksidenti në Serbi janë lënduar 26 persona

 MPJ: Nga aksidenti në Serbi janë lënduar 26 persona

“Informojmë se sot në mëngjes ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Prokupjle – Bllacë, afër Bellolinit, në të cilin një autobus me targa të Maqedonisë së Veriut u përmbys, ku të lënduar mbetën 26 persona, 18 prej të cilëve u shtruan në spital në Bllacë, ndërsa 8 të tjerë u shtruan në spitalin e Prokupljes.

Sipas informatave të para nga stafi mjekësor, personat e shtruar në spital janë jashtë rrezikut për jetë, përderisa një person tjetër në Prokuplje është lënduar më rëndë. Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Beograd është në komunikim të vazhdueshëm me organet kompetente. MPB-ja e Serbisë është duke bërë inspektimet në vendin e ngjarjes dhe për momentin nuk mund të japin informata më të detajuara”, thuhet në komunikatën e MPJ-së, transmeton Shenja.