Muaji i kancerit të gjirit: Gjithçka çka duhet të dini për këtë sëmundje

 Muaji i kancerit të gjirit: Gjithçka çka duhet të dini për këtë sëmundje

Cilat janë simptomat e kancerit të gjirit?

Simptomat e para të kancerit të gjirit zakonisht shfaqen në zonën e gjirit si një lloj gunge në gji apo edhe në nënsqetull, raporton “The independent”.

Simptomat e tjera janë:

Dhembje të përhershme në nënsqetull dhe gji

Skuqje e lëkurës së gjirit e ngjashme me ngjyrën e portokallit

Një skuqje rreth ose në njërën nga thithkat

Rrjedhje lëngu nga thithkat ose vetëm nga njëra

Ndryshim në madhësinë e gjirit

Kanceri i gjirit kalon në disa faza, konkretisht në 4.

Faza 0, 1, 2,3 dhe 4. Në fazën 0, qelizat janë ende të kufizuara dhe ende nuk e kanë pushtuar indet.

Ndërsa, në fazat e tjera tumori fillon të rritet, e deri në fazën e fundit, kur qelizat e kancerit tashmë përhapen edhe në organet tjera.

Shkaqet e kancerit të gjirit?

Pas pubertetit, gjoksi i një gruaje përbëhet nga yndyra, indet lidhëse dhe me mijëra lobula. Qelizat shkaktare të kancerit shumohen në mënyrë të pakontrollueshme, ato nuk vdesin asnjëherë. Rritja e tepërt e qelizave të kancerit shkakton tumor.

Kanceri i gjirit zakonisht fillon në kanalin e brendshëm të qumështit, dhe nga atje mund të përhapet në tjera organe.

Faktorët e rrezikut

Faktorët ekzakt e kancerit të gjirit janë të paqarta, por disa prej tyre janë më të zakonshme dhe që mund të ju kushtohet rëndësi.

Mosha

Rreziku i kancerit të gjirit rritet me moshë. Kur jeni 20 vjeç, shanset që të keni kancer në gji në dekadën tjetër është 0.06%, ndërsa në moshën 70 vjeçare kjo shifër shkon në 3.84%.

Gjenetika

Nëse një familjar i afërt ka pasur apo edhe ka kancer të gjirit, rrit rrezikun që edhe ju të zhvilloni kancer në gji.

Konsumimi i Alkoolit

Konsumimi i lartë i alkoolit, po ashtu rrit rrezikun e zhvillimit të kancerit në gji.

Pesha e trupit

Gratë të cilat kanë shtuar peshë pas menopauzës apo edhe para saj, kanë rrezik më të madh për të pasur kancer në gji. /Lajmi.net/