Murati: Shengeni serb si tallje me Shqipërinë

 Murati: Shengeni serb si tallje me Shqipërinë

Ish diplomati Shaban Murati, ka komentuar deklaratën e presidentit serb, i cili u ka premtuar shqiptarëve të Shqipërisë se deri në fund të vitit 2021 do tu dhurojë “Shengenin ballkanik”, ku shqiptarët do të hyjnë në Serbi me karta identiteti, përcjell Bota sot.

përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se shqiptarët prej vitesh hyjnë me karta identiteti në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut, në Mal të Zi dhe në Bosnje-Hercegovinë, derisa ka pyetur se kur do të dalë ndonjë internacionalist ballkanik në Tiranë të na shpjegojë pse u quajtka “Shengen” vetëm kur e jep Serbia?

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Shengeni serb si tallje me Shqipërinë

Presidenti serb në 10 tetor u premtoi shqiptarëve të Shqipërisë se në fund të viti 2021, (o gomari, o i zoti), do t’u dhurojë “Shengenin ballkanik”, ku shqiptarët do të hyjnë në Serbi me karta identiteti.
Por shqiptarët e Shqipërisë kanë kaq vjet, që hyjnë me karta identiteti në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut, në Mal të Zi dhe në Bosnje-Hercegovinë.
A do të dalë ndonjë internacionalist ballkanik në Tiranë të na shpjegojë pse u quajtka “Shengen” vetëm kur e jep Serbia?