Muri me 880 këpucë, secila palë simbolizon një grua të vrarë nga partneri

 Muri me 880 këpucë, secila palë simbolizon një grua të vrarë nga partneri

Dhuna ndaj grave është ende një fenomen i përhapur në shoqërinë moderne, por, megjithë numrin e viktimave që vazhdon të rritet vit pas viti, shpesh nënvlerësohet. Në shumë raste ankesave nuk u jepet rëndësia e duhur dhe ne përfundojmë të ndërhyjmë kur është tepër vonë, ose kur abuzimi ka përfunduar në mënyrën më të keqe.

Me klithjen e “Dhuna në familje është një plagë e hapur dhe gjakderdhëse”, artisti Vahit Tuna krijoi një mur të vërtetë të këpucëve të grave në një ndërtesë në Stamboll, 440 palë këpucë, të gjitha të zeza dhe me taka, mbushin një hapësirë ​​prej 260 metrash, ku secila prej tyre përfaqëson një grua të vrarë nga partneri i saj.

Në përgjithësi, ekzistojnë 880 këpucë, të cilat janë bërë simbol i një realiteti të trishtuar dhe zemërthyer. Vetëm në gusht në Turqi u vranë 49 gra nga burra ose partnerë dhe madje edhe në pjesën tjetër të botës gjërat nuk po shkojnë mirë, në vitin 2017 vlerësimet kanë vërtetuar se në 58% të rasteve autorët e krimit janë gjithmonë partnerë të viktimave.

Ideja e Vahit Tuna nuk është e rastësishme, ajo mori frymëzim nga një traditë e lashtë turke, sipas së cilës, pas vdekjes së një personi, të afërmit duhet të varin këpucët e tyre jashtë hyrjes së shtëpisë.

Qëllimi është të shfrytëzohen 6 muajt në të cilët muri do të mbetet i vendosur për t’i shndërruar ato këpucë në një simbol të sfidës dhe pavarësisë, vetëm në këtë mënyrë çështja më në fund mund të trajtohet me seriozitet dhe jo më me indiferentizëm.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com