Mustafi gjithnjë e më afër Galatasarayt

 Mustafi gjithnjë e më afër Galatasarayt

Qendërmbrojtësi Shkodran Mustafi pritet që gjatë kësaj jave të prezantohet te skuadra nga Turqia, Galatasaray.

Mediumet angleze kanë raportuar të hënën se agjenti i Mustafit është në Turqi për të finalizuar kalimin e tij te Galatasaray nga Arsenali, shkruan Koha Ditore. Mustafi te Galatasaray do të huazohet deri në fund të edicionit, ku ekipi turk do ta ketë mundësinë e blerjes së kartonit të tij për 15 milionë euro.

Mustafi 27-vjeçar, këtë edicion ka pasur hapësirë të vogël tek Arsenali, me të cilin ekip ka kontratë deri në vitin 2021. Ai deri më tash ka regjistruar dhjetë paraqitje në të gjitha garat dhe ka shënuar një gol në Premier League.

Mustafi tek Arsenali është transferuar në vitin 2016 nga Valencia. Karrierë ka bërë edhe te Sampdoria. Ai ka edhe 20 ndeshje e dy gola të shënuar me Gjermaninë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com