Narcisistët i mohojnë të metat e tyre dhe i fajësojnë tjerët – AlbMania    
     

Narcisistët i mohojnë të metat e tyre dhe i fajësojnë tjerët

 Narcisistët i mohojnë të metat e tyre dhe i fajësojnë tjerët

Me dëshirën e madhe për t’u vlerësuar për bukurinë e sharmin e tyre, narcisistët janë prej njerëzve më egoistë dhe më arrogantë që mund t’i takoni në jetë.

Ata gjithashtu janë persona që vazhdimisht nxisin konflikte, i fajësojnë tjerët dhe besojnë se janë superiorë.

Sipas historisë, Narcisuss ka qenë një person i obsesionuar me pamjen dhe sharmin e tij, dhe kështu e ka joshur perëndeshën e inatit, Nemesis, e cila njihej si perëndeshë e hakmarrjes ndaj qenieve që konsumohen nga arroganca e tyre.

Ajo e kishte bërë Narcisussin të dashurohej në një refleksion të imazhit të vet, dhe kështu ai kishte vdekur duke e shikuar vetveten gjatë tërë jetës.

Në përgjithësi, vetëbesimi i narcisistëve varet nga mënyra se si njerëzit tjerë i perceptojnë ata.

Narcisistët njihen për sjellje ekstreme, mosmenaxhim të emocioneve që përfshin ofendime të vazhdueshme dhe e identifikojnë veten si fitues dhe tjerët si humbës.

Më poshtë i keni disa mënyra që tregojnë se si narcisistët me tendenca sociopatike ose psikopatike i projektojnë, lëndojnë apo i fajësojnë njerëzit përreth tyre:

E luajnë viktimën

Kjo është një prej praktikave më të zakonshme. Narcisistët zakonisht ju provokojnë në fillim dhe kur iu reagoni për shkak të agresivitetit, ata ju manipulojnë të mendoni se ju jeni abuzuesi e ata viktima.

Kjo gjë jua forcon atyre vetëbesimin.

I fajësojnë tjerët

Narcisistët aktrojnë, gënjejnë, lëndojnë e bëjnë çmos që është e nevojshme për arritje personale. /Telegrafi/