Nasim Haradinaj, gjyqtarit: Drejt po të them, as nuk e kam lexu aktakuzën – AlbMania          

Nasim Haradinaj, gjyqtarit: Drejt po të them, as nuk e kam lexu aktakuzën

 Nasim Haradinaj, gjyqtarit: Drejt po të them, as nuk e kam lexu aktakuzën

Ka nisur në Gjykatën Speciale seanca ndaj nënkryetarit të OVL-së, Nasim Haradinaj.

Gjyqtari i procedurës paraprake, Nicollas Guillou e ka pyetur Haradinajn se a e ka marrë dhe parë aktakuzën ndaj tij.

E Haradinaj i është përgjigjur atij duke i thënë se ka pa një dokument që është aktakuzë, por as që e ka lexuar.

“Kam nënshkru një dokument që kam pa që është aktakuzë, drejt po të them as lexu s’e kom”, ka thënë ai, duke iu përgjigjur gjyqtarit të procedurës paraprake.

Pas kësaj, Haradinajt i janë lexuar gjashtë pikat e aktakuzës. /Lajmi.net/