Ndahet nga jeta Nexhmije Hoxha – AlbMania          

Ndahet nga jeta Nexhmije Hoxha

 Ndahet nga jeta Nexhmije Hoxha

Është ndarë sot nga jeta në moshën 99 vjeçare Nexhmije Hoxha, bashkëshortja e ish-diktatorit Enver Hoxha.

Burime të afërta pranë familjes kanë konfirmuar për bordo se e moshuara ka mbyllur sytë përgjithmonë pak orë më parë.

Më 8 shkurt ish- zonja e parë e periudhës komuniste festoi ditëlindjen e 99-të.