Ndeshja në Copa del Rey, Setien ndryshon komplet formacionin (Foto)

 Ndeshja në Copa del Rey, Setien ndryshon komplet formacionin (Foto)

Barcelona takohet sonte me Ibiza Eivissa në Copa del Rey.

Barcelona e Quique Setien debuton sonte në Copa del Rey, një garë e cila pritet të sjellë shumë ndryshime në formacionin e skuadrës katalane.

E përditshmja sportive katalane “Sport”, shkruan se trajneri i ri i Barcelonës do të bëjë ndryshime të mëdha në formacion në duelin kundër Can Misses.

Lideri i La Ligës do të zhvillojë rrethin e parë kualifikues në Copa del Rey dhe në mungesë të disa prej yjeve kryesorë të ekipit: Messi, Busquets dhe Pique, së bashku me të lënduarit Suarez e Dembele.

Këto janë formacionet e mundshme të skuadrave.