Në bagazhin e makinës drejt BE-së (Video) – AlbMania      

Në bagazhin e makinës drejt BE-së (Video)

 Në bagazhin e makinës drejt BE-së (Video)

Nuk është hera e parë që nga dëshira e madhe për të shkuar në Europë individë të ndryshëm bëjnë sakrifica, si në rastin e këtyre emigrantëve që u gjetën të fshehur në një bagazh makine, në një kohë kur temperaturat janë vërtetë të larta…

Sidoqoftë kalimi tranzit nëpërmjet Shqipërisë për të hyrë ilegalisht në një vend të Bashkimit Europian, përbën vepër penale. Edhe në rastin në fjalë, personat që mundësojnë këtë kalim, pasi u zbuluan nga policia u arrestuan.

Bëhet fjalë për dy persona të moshës 34 dhe 36 vjeç, nga Korça dhe Pogradeci, të cilët transportonin 7 emigrantë të fshehur në 2 makina. Ata u kapën nga policia e Elbasanit. Një prej automjeteve u ndalua në fshatin Xibrakë dhe brenda saj ndodheshin 3 emigrantë të paligjshëm, të cilëve u ishte premtuar kalimi drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës 50-150 euro për person.

Makina tjetër u kap në aksin rrugor Labinot-Elbasan. Në të ndodheshin 4 emigrantë të paligjshëm.

Policia në vendin tonë prej kohësh tashmë ndalon vazhdimisht persona të cilët akuzohen për ndihmesë në kalimin e paligjshëm të kufijve./tvklan.al