Në Durrës vazhdojnë kërkimet e personave nën rrënoja, dyshohet se janë edhe dy binjakë 3-vjeçar

 Në Durrës vazhdojnë kërkimet e personave nën rrënoja, dyshohet se janë edhe dy binjakë 3-vjeçar

Tek lagjja e quajtur ish Këneta në zonën e Durrësit ende po vazhdojnë kërkimet për të nxjerrë 5 persona që dyshohet se janë nën rrënoja, prej tyre 2 binjakë tre vjeçar.

Njësitet italiane të kërkim-shpëtimit të përkrahura edhe nga ato të Shqipërisë, janë duke kërkuar për të nxjerrë personat që dyshohet se janë nën rrënoja të ndërtesës katër katëshe, e cila është shembur thuajse tërësisht, raporton KTV që po qëndron në vendin e ngjarjes.

Në këtë objekt jetonte familja Lala nga Dibra.

Gjatë të martës dhe mërkurës 3 viktima të familjes Lala janë nxjerrë nga kjo ndërtesë. Ndërkohë, 1 person nga kjo familje është nxjerrë i gjallë.