Në Gjykatën e Kërçovës publikohen bisedat mes Ali Ahmetit dhe Sadulla Durakut, po i “dëgjon” edhe shoku Tito (Foto)

 Në Gjykatën e Kërçovës publikohen bisedat mes Ali Ahmetit dhe Sadulla Durakut, po i “dëgjon” edhe shoku Tito (Foto)

Ka filluar procesi gjyqësor në gjykatën r Kercovës kundër Sheqerim Ahmedit i njohur si El Cheka. Menjëherë ka filluar edhe publikimi i “bombave” të cilat Prokuroria i ka ofruar si dëshmi për akuzën ndaj El Chekës me të cilën kërkon dënim deri 5 vite.

Ekipi i Gazetes Lajm është prezent në Gjykatë, ku si “bombë” e parë është publikuar një bisedë mes Ali Ahmetit dhe Sadulla Durakut. Prokuroria ka dorëzuar gjithsej tri CD me bomba të publikuara nga El Cheka.

Në sallën e Gjykatës gjendet edhe fotografia e “Shokut Tito” i cili me “vëmendje” po dëgjon bisedat e Ali Ahmetit me Sadulla Durakun dhe funksionarët tjerë të BDI-së.