Në qershor vjen gjenerata e re e Kia Sportage

 Në qershor vjen gjenerata e re e Kia Sportage

Ata që kanë një Kia Sportage, sigurisht me padurim po e presin gjeneratën e re të këtij modeli. Por interesimi kësaj here shkon më shumë se kaq, edhe tek ata që nuk kanë një Kia.

Kompania jug-koreane ka paralajmëruar se Sportage i ri do të prezantohet në qershor, megjithëse ishte paralajmëruar për prill kohë më parë. Fotot zyrtare, se si do të duket modeli i ri ende nuk kanë dalë.

Fillimisht porositë mund të bëhen vetëm për tregun korean dhe aziatik pak më vonë.

Për tregun e Evropës, nuk ka indikacione se kur mund të jetë në ofertë ky model. /autoblog/