Në Youtube incizim i ri audio nga biseda mes Mickoskit dhe Kiçeecit

 Në Youtube incizim i ri audio nga biseda mes Mickoskit dhe Kiçeecit

“Sasho kurrë nuk ka ardhur në parti, i thyer nga vuajtjet”, dëgjohet të thotë zëri që duket të jetë i kreut të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Bashkëbisedues duket të ketë Zoran Milevski Kiçeecin, njërin nga të dënuarit në lëndën “Reket” në audio regjistrimin e fundit të lëshuar këtë mëngjes në kanalin Jutjub.

“Sasho dha dy herë nga 5.000 euro për autobusët për 2 qershorin, ky është një donacion nga Sasho”, shton Mickoski.

Biseda me siguri i përket mënyrës se si janë paguar autobusët nga një protestë e organizuar nga opozita para Qeverisë më 2 qershor të vitit 2018.

Në bisedën, e cila zgjat njëzet sekonda, dëgjohet edhe Kiçeec, i cili Mickoskit i tregon një pjesë të “disa bisedave” që i ka dëgjuar.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com