Nëna me tre fëmijë nxirret nga rrënojat, shtatë anëtarë të familjes Lala viktima të tërmetit

 Nëna me tre fëmijë nxirret nga rrënojat, shtatë anëtarë të familjes Lala viktima të tërmetit

47 persona kanë humbur jetën nga tërmeti i 26 nëntorit.

Mirëpo, është familja Lala nga ish-Këneta e Durrësit e cila është prekur më së shumti nga kjo fatkeqësi natyrore.

Para pak çastesh nga rrënojat janë nxjerrë tre persona të pajetë të kësaj familje, shkruan lajmi.net.

Siç raportojnë mediet në Shqipëri, bëhet fjalë për dy binjakët e mitur, Dionis dhe Dionesa Lala mirëpo, gruaja e cila është nxjerrë nga rrënojat nuk dihet nëse është nëna e binjakëve, Mirjeta Lala apo gjyshja e binjakëve.

Ndërkohë, gjyshja e familjes është gjetur e përqafuar me mbesën e saj, ndërsa i vetmi i shpëtuar i familjes Lala është Ramë Lala.

Vlen të theksohet se familja Lala është më e prekura nga tërmeti në Shqipëri ku kanë humbur jetën 7 anëtarë të kësaj familje.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com