“Nëse keni 1 shofer edhe 5 vetura është e kotë, një veturë mund të përdoret !” – AlbMania          

“Nëse keni 1 shofer edhe 5 vetura është e kotë, një veturë mund të përdoret !”

 “Nëse keni 1 shofer edhe 5 vetura është e kotë, një veturë mund të përdoret !”

Motra e drejtoreshës së Klinikës Infektive në Shkup, ka shkruar se më nuk ka krevate të lira në Klinikën Infektive në Shkup. Ka vende të lira në ndertimet e përkohshme afër klinikës, mirëpo nuk ka mjekë që do nevojiten për t’u kujdesur.
Gjendja e ngjajshme është edhe në Covid Qendrat nëpër spitalet e shtetit. Personeli është i stërlodhur, edhe nëse hapen kapacitete të reja nëpër reparte tjera, mjekët dhe personeli mjekësor që duhet të kujdesen për këto pacient nuk shtohen brenda natës!
Kur flitej për mungesën e respiratorëve , dëgjova një deklaratë të mirë të një Infektologu:
“Nëse keni 1 shofer edhe 5 vetura është e kotë, një veturë mund të përdoret !”
Prandaj ju lutem,
#maskë
#distance2m
#laniduart
Zgjidhjen e kërkojnë shtetet e zhvilluara me laboratore shkencore në nivel. Neve na mbetet të presim edhe t’a shpetojmë jetën tonë dhe të afërmve tonë deri në momentin e trajtimit adekuat, duke ju përmbajtur rekomandimeve.
P.s. Pyetjes se pse qëndruam në karantinë kur kishte pak raste?
Sepse u munduan t’ju tregojnë se s’i duhet të veproni. Gjithë jetën nuk mundemi të qëndrojmë në karantinë, po që mos kthehemi në karantinë mund të respektojmë rekomandimet edhe në liri.
*Nuk është patjetër t’a dëshmojmë mentalitetin ballkanik se vetëm dënimi dhe sanksioni janë zgjidhje, shkruan Dr.Vjosa Xhaferi në profilin e saj në facebook.