Nesër arrin në Maqedoni ilaçi i ri kundër COVID-19 – AlbMania          

Nesër arrin në Maqedoni ilaçi i ri kundër COVID-19

 Nesër arrin në Maqedoni ilaçi i ri kundër COVID-19

Ilaçi Ivermektin, i cili përdoret për të trajtuar pacientët e infektuar me coronavirus, do të arrijë nesër në Maqedoni. Agjencia e barnave MALMED dha dritë jeshile për sjelljen në vend.

Epidemiologët bëjnë thirrje që ilaçi Ivermektin, i cili prej vitesh përdoret në shërbimin tonë veterinar, të bëhet pjesë e terapisë për trajtimin e pacientëve me ndërlikime të coronavirusit, sepse studimet nga vendet perëndimore kanë treguar se ka dhënë rezultate të shkëlqyera.

Drejtori i agjencisë, Lirim Shabani, thotë se ky është një lajm i mirë sepse është një ilaç i lirë, kështu që nuk dihej nëse do të kishte interes për import.

Ivermektin është një ilaç që nuk prodhohet në vend dhe madje nuk ishte regjistruar këtu. Edhe Komisioni i Sëmundjeve Infektive ka miratuar këtë ilaç.