Nesër në ora 11 hapet kufiri Bellanoc-Stançiç

 Nesër në ora 11 hapet kufiri Bellanoc-Stançiç

Vendkalimi kufitar Bellanoc-Stançiç do të hapet nesër në ora 11.Lajmi bëhet i ditur për Agjencinë e lajmeve INA nga burime brenda qeverisë së Maqedonisë.

Mësohet se tashmë janë caktuar edhe policët që do të shërbejnë në këtë vendkalim. Vendaklimi Bellanoc – Staniçiq do lidh Maqedoninë dhe Kosovën, ndërkohë do i jap një inpakt të ri raporteve ndërmjet Likovës dhe Gjilanit, duke shkurtuar rrugën për komunikimin e banorëve të kësaj ane për më shumë se 60 km. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj përmes një postimi në rrjetet sociale mbrëmë paralajmëroi se kur do të hapet kufiri Bellanoc-Stançiç.

“Pas shumë vitesh stërzgjatje e ngecje, jam i lumtur që pika e përbashkët kufitare Stanqiq-Bellanoc është gati dhe do të hapet këtë fundjavë për qytetarët. Faleminderit Komisionit Shtetëror të Kosovës për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit e institucioneve të tjera për bashkëpunimin dhe Qeverisë maqedonase, që për një vit falë vullnetit politik, ka përfunduar ky projekt, i cili për vite të tëra ishte i bllokuar”, është shprehur ai. Ndërkohë agjencia e lajmeve INA merr vesh se kufiri do të hapet më 31 janar. Në këtë ngjarje është ftuar se përfaqësuesi i BE në Shkup, Samuel Zhbogar. (INA)

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com