Nesër në UEJL do të organizohet “Dita Ndërkombëtare e Librit dhe të Drejtave Autoriale” – AlbMania      

Nesër në UEJL do të organizohet “Dita Ndërkombëtare e Librit dhe të Drejtave Autoriale”

 Nesër në UEJL do të organizohet “Dita Ndërkombëtare e Librit dhe të Drejtave Autoriale”

Nesër (22.04.2022) në orën 14:00 në Bibliotekën “Max van der Stoel” Tetovë, do të organizohet një ngjarje me rastin e e “Ditës Ndërkombëtare të Librit dhe të Drejtave Autoriale”, njofton Nistori.

Me këtë rast, me mirënjohje do të nderohen personat që promovojnë leximin dhe vlerat në shoqëri, poashtu studentët dhe nxënësit më të rregullt në Bibliotekë. Nga biblioteka ftojnë të gjithë dashamirët e librit që të marrin pjesë në këtë ngjarje. /Nistori/