Nesimi: Oferta e Aleancës për koalicion trepalësh shumë e realtë dhe e bazuar

 Nesimi: Oferta e Aleancës për koalicion trepalësh shumë e realtë dhe e bazuar

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vend janë caktuar për më 12 Prill të këtij viti, ndërsa opcioni për koalicionin e mundshëm tre palëshe Aleanca për Shqiptarët, Lëvizja Besa dhe Alternativa pritet deri në fund të javës të ketë epilog final, përcjell AlbMania.info

Analisti politik, Robert Nesimi, ka komentuar ofertën e Aleancës për Shqiptarët që sipas tij vendet e ndara 7-3-3 (13 Deputet sëbashku) Lëvizja Besa dhe Alternativa marrin nga një deputet me tepër se që do fitonin vetë.

Postimi i plotë i Robert Nesimit:

“Sipas ofertës së Aleancës vendet e sigurta janë ndara 7-3-3 (dy te 1shi, tre te 2shi, dy te 5sha dhe gjashtë te 6sha).
Besa dhe Alternativa marrin nga një deputet me tepër se që do fitonin vetë.
Prandaj nuk e kam të qartë pse ende hezitojnë t’a pranojnë publikisht”, ka shkruar Nesimi në profilin e tij në Facebook./AlbMania/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com