Neymar njofton drejtorin sportiv, dëshiron rinovimin me PSG-në – AlbMania          

Neymar njofton drejtorin sportiv, dëshiron rinovimin me PSG-në

 Neymar njofton drejtorin sportiv, dëshiron rinovimin me PSG-në

Sipas Telefoot, braziliani nuk është duke konsideruar më rikthimin të ish klubi Barcelona dhe ka dëshirë t’i mbetet besnik klubit francez.

28-vjeçari ka kontaktuar me Leonardon që t’i tregojë dëshirën për të rinovuar kontratën, që i skadon në vitin 2022.

PSG gjithashtu është i hapur që ta mbajë në skuadër ylli brazilian, por do negociojë për disa kushte siç është pagesa, ngase thuhet se Neymar ka kërkuar rreth 30 milionë euro për sezon.

Sidoqoftë, prioritet për klubin francez mbetet sulmuesi Kylian Mbappe që ka njoftuar largimin dhe kërkohet me ngulm nga Real Madridi dhe Liverpooli.