Nga dita e enjte kafenetë në Maqedoni do të punojnë deri në ora 21:00 – AlbMania    
     

Nga dita e enjte kafenetë në Maqedoni do të punojnë deri në ora 21:00

 Nga dita e enjte kafenetë në Maqedoni do të punojnë deri në ora 21:00

Nga dita e enjte do të zgjatet orari i punës për kafenetë dhe restorantet, gjegjësisht ata do të mund të punojnë deri në ora 21:00.

Këtë e bëri tw ditur ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, në Facebook.
Ai tha se javën e ardhshme mund të ketë lehtësim tjetër të masave.

“Sot në seancë të qeverisë, kemi miratuar propozimin, që nga 21 janari, orari i punës për objektet hotelerike të jetë deri në ora 21:00. Javën e ardhshme pasi ta analizojmë gjendjen epidemiologjike në vend, mund të ketë ketë lehtësim shtesë të masave, gjegjësisht orari i punës së kafeneve të jetë deri në ora 23:00”, ka shkruar Filipçe.