Nisin negociatat për kthimin e fëmijëve shqiptarë nga Siria

 Nisin negociatat për kthimin e fëmijëve shqiptarë nga Siria

Lajmi konfirmohet për Abc News nga Konsulli i Nderit i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë në Liban, Mark Ghraib.

Pas suksesit në rikthimin e shqiptarit, Alvin Berisha nga Kampi Al-Houl në Siri, Mark Ghraib ka marrë autorizimin zyrtar nga autoritetet shqiptare dhe ka nisur negociatat me personat e interesuar për të terhequr qytetarët shqiptarë të cilët janë në Kampin Al-Houl.

Operacioni i shpëtimit do të kryhet për të gjithë fëmijët e të mitur nga mosha 16 vjeç e poshtë.

Gjatë vitit 2012-2014 brenda territorit sirianë janë futur 31 fëmijë shqiptarë bashkë me prindërit e tyre, ndërkohë që 20 të tjerë kanë lindur në Siri nga prindër shqiptarë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com