Një veturë e rrallë Ford Escort Cosworth në shitje për 104 mijë euro – AlbMania    
     

Një veturë e rrallë Ford Escort Cosworth në shitje për 104 mijë euro

 Një veturë e rrallë Ford Escort Cosworth në shitje për 104 mijë euro

Një veturë e rrallë Ford Escort Cosworth është duke u shitur për afro 104 mijë euro (92.500 funte), shkruan “The Sun”.

Çmimi i kësaj veture të vjetër 28 vjet është gati katërfishtë më i madh se që ishte në vitin 1993, kur ishte blerë për 20.500 funte.

Vetura i ka mbi 21 mijë kilometra të kaluar dhe përshkruhet si në gjendje perfekte.

Pronari e kishte lënë në garazh që nga viti 1996. Pronari ka vendosur ta shesë atë nëpërmjet faqes së ankandit eBay, ndërsa sipas statistikave thuhet se vetëm 268 nga 7148 Coswortha janë ende në rrugë.

Pronari i veturës ka thënë se vetura është gati si e re.