Njihuni me “bishën” e re 115 mijë dollarë të Audi-t

 Njihuni me “bishën” e re 115 mijë dollarë të Audi-t

Gjigandi i automjeteve Audi ka sjellë për vitin 2020 modelin S8.

Super makina do të dalë për publikun javën e radhës në Auto Shouin e Los Anxhelosit.

E pajisur me një motor 4.0-litërsh e versionit V8, vetura është e aftë të prodhojë 571 kuaj-fuqi.

Falë këtyre parametrave, makina arrin shpejtësinë 100 km në orë për vetëm 3,8 sekonda, derisa shpejtësia maksimale e saj është 250 km/h.

Çmimi i cili do t’i etiketohet veturës është 115 mijë dollarë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com