Njihuni me robotët që bëjnë pica nga fillimi deri në fund – në një piceri të automatizuar në Paris (Video)

 Njihuni me robotët që bëjnë pica nga fillimi deri në fund – në një piceri të automatizuar në Paris (Video)

Një lloj i ri “kuzhinierësh” po bëjnë bujë në skenën e restoranteve parisiene në lagjen Beaubourg të kryeqytetit francez.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për restorante si piceria e re ‘Pazzi’ e cila është e pajisur tërësisht nga robotë, nga marrja e porosive, përgatitja e brumit, deri tek vendosja e picave në kuti.

“Ne jemi në një proces shumë të shpejtë, me një kontroll të përsosur të kohës, një kontroll të cilësisë pasi kemi një qëndrueshmëri të ofruar nga robotika, dhe më pas një mjedis mjaft i freskët dhe i relaksuar”, thotë bashkë-shpikësi i robotit ‘Pazzi’, Sébastien Roverso.

“Ideja është gjithashtu të kaloni disa minuta të këndshme duke parë robotin ndërsa prisni të bëhet pica juaj”.

Siç bëhet e ditur, projekti zgjati tetë vjet zhvillim ndërsa ekipi rregullonte me përpikmëri krijimin e tyre për të siguruar që në mënyrë të vazhdueshme të mund të jepte pica me cilësi më të lartë në mënyrë autonome.

“Ajo që është e vështirë është brumi”, shpjegon Thierry Graffagnino, një konsulent kuzhinierësh në Pazzi dhe kampion i trefishtë botëror i picave.